Maqedoni

Zgjedhjet 2024, regjistrimi i të sëmurëve për votim deri në mesnatë

30.04.2024 15:37

Afati i fundit për regjistrimin e të sëmurëve apo të paaftëve për të votuar më 7 maj skadon në mesnatë....

Afati i fundit për regjistrimin e të sëmurëve apo të paaftëve për të votuar më 7 maj skadon në mesnatë. 
 
Regjistrimi është në komisionet komunale zgjedhore dhe vlen vetëm për zgjedhjet parlamentare, ndërsa kërkesat e pranuara të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim më 24 prill janë të vlefshme edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Këta persona që dëshirojnë të votojnë duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës mjekësor. Më 4 maj skadon afati për kërkesat për votim të personave në arrest shtëpiak. Të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak dhe personat në shtëpitë e të moshuarve votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra më 7 maj.