Maqedoni

Zgjedhjet 2024, jashtë parlamentaret vazhdojnë fushatën

30.04.2024 16:19

Edhe partite jashtë aprlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit...

Edhe partite jashtë aprlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, duke kërkaur të fitojnë ulëse në kuvendin republikan.

“Do të kërkojmë një teleferik, që ky vend i bukur shqiptar, ky vend i bukur pellazg të njihet në botë dhe ai liqen i bukur të njihet nga bota, se Novosella nuk ka vetëm njerëz kualitativ dhe atdhetar, por edhe vende të bukura ilire që duhet t’i njeh bota.”, - deklaroi kryetarja e LQE-së, Gjyla Çeliku. 
 
“Pse një teleferik të mos ndërtohet prej Bogovinjës deri te Liqeni i Bardhë që të zhvillohet turizmi veror, por edhe dimëror?!”, - theksoi kandidati për deputet nga LQE-ja, Rexhep Emrullau. 
 
“Kur të ma jepni besimin, unë si deputet në Kuvend do të luftoj në më shumë fronte. Pikë së pari, dua të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, sepse sot në Maqedoni ka zgjedhje kriminale, ka ligj zgjedhor kriminel i cili është sjell në Kuvend dhe është në shërbim vetëm të partive në pushtet që sundojnë 33 vite. Ky ligj patjetër të ndryshohet.”, - u shpreh kryetari i “Demokratëve”, Jorgo Ognenovski. 
 
“Nëse doni një shtet sovran, nëse doni një gjyqësor të pavarur, duhet të aplikoni modelin që ekziston në demokracitë e zhvilluara, që janë zgjedhjet e drejtpërdrejta, jopartiake të gjyqtarëve, prokurorëve dhe drejtuesve të policisë. Ky model garanton që ju personalisht do të shtypni korrupsionin në atë mënyrë që ne të mos votojmë kurrë për të korruptuarit.”, - theksoi bartësi në njësinë zgjedhore 2 - Sovranistët e Epokës së tretë maqedonase, Marijan Kamilovski.