Maqedoni

Kushtetuesja feston 60-vjetorin e ekzistimit, punonjësit treguan anën humane, dhuruan gjak

30.04.2024 16:44

Duke dhuruar gjak, punonjësit e Gjykatës Kushtetuese festojnë 60 vjetorin e ekzistencës së institucionit të drejtësisë....

Duke dhuruar gjak, punonjësit e Gjykatës Kushtetuese festojnë 60 vjetorin e ekzistencës së institucionit të drejtësisë. Aksioni i dhurimit të gjakut është nën moton “Bëhu njerëzor, shpëto jetë”, dhe realizohet nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë. 
 
“Të jepet një respekt për ngjarjen kushtuar themelimit të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë paralelisht të ngritet vetëdija për  dhurimin e gjakut dhe aspektet humanitare për çdonjërin prej nesh individualisht, por dhe në mënyrë kolektive që në një far mënyre të kontribuojmë për ngritjen e vetëdijes për atë që promovon Kryqi i Kuq, që njëkohësisht janë dhe organizatorët e këtij aksioni.”, - deklaroi zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Kristina Bellovska.