Formula 1

Hamilton deri te pol pozita e tretë rresht

11.04.2015 16:00

Lewis Hamilton do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Kinës...

Piloti britanik i Mercedesit regjistroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare të së shtunës, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, gjermanin Nico Rosberg.

Ky është pole position-i i tretë në tre garat e para për kampionin në fuqi të Formulës 1. Në vend të tretë u rradhit fituesi i garës të fundit, kampioni i katërfishtë botëror, Sebastian Vettel me Ferrari. Menjëherë pas tij, janë dy makinat Williams, me Felipe Massa dhe Valteri Bottas, të cilët lanë pas Ferrarin tjetër të finlandezit Kimi Raikkonen.

Daniel Ricciardo, Romain Grosjean, Felipe Nasr dhe Marcus Ericsson plotësojnë dhjetëshen e parë. Nga ana tjetër, njëvendëshet e McLarenit u ndalën netëm në vend të 17 dhe 18.

Jenson Button dhe Fernando Alonso nuk arritën dot të kalonin raundin e parë të kualifikimeve, duke treguar se binomi McLaren-Honda është ende shumë larg funksionimit. Gara për Çmimin e Madh të Kinës, në program është nesër, me fillim në orën 08.00 sipas kohës lokale në vendin tonë.