Maqedoni

CIVIL-i kërkon ndalimin e dhunës dhe nacionalizmit

30.04.2024 19:20

Organizata joqeveritare CIVIL e dënon fuqishëm përhapjen e urrejtjes etnike dhe thirrjet për dhunë që grupet...

Organizata joqeveritare CIVIL e dënon fuqishëm përhapjen e urrejtjes etnike dhe thirrjet për dhunë që grupet e tifozëve kanë promovuar vazhdimisht prej vitesh. Në veçanti, shkak për këtë dënim të ashpër është ngjarja më e fundit ku dy djemë nga vendbanimi Singeliq janë rrahur brutalisht nga grupi i tifozëve “Komiti”.

“Nëntë ditë para sulmit fizik, “Komitetet e Çentos” njoftuan se “Çento është gati, dhe pret sinjalin për të sulmuar!”.

Shtrohet pyetja, kush dhe pse gjatë fushatës zgjedhore i dha “amin” sulmit!? Është e qartë si dita, se dhuna dhe urrejtja në vija etnike dhe fetare janë më efikase dhe investimet më të lira në karrierën politike të personazheve të njohur. Strukturat radikale në vend përhapin urrejtje në baza etnike, fetare dhe politike pa pengesa dhe pa u ndëshkuar.

Institucionet duhet urgjentisht, me vendosmëri dhe përfundimisht të përballen me to dhe të sanksionojnë të gjitha grupet dhe individët që përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë.” – thuhet në reagimin e organiztaës Civil.