Rasti “Vanja”, Turqia do të ekstradojë Palevskin
Autoritet turke kanë marrë vendim që të ekstradojnë Ljupco Palevskin...

Autoritet turke kanë marrë vendim që të ekstradojnë Ljupco Palevskin, I cili dyshohet për rrëmbimin dhe vrasjen e dyfishtë të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.
“Prokuroi Publike sapo u njoftua se Ministria e Drejtësisë ka marrë informacion zyrtar nga Republika e Turqisë se është miratuar ekstradimi I personit të dyshuar për dy vepra penale, rëmbim dhe vrasje në mënyrë barbare.”- thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike. Procedura për ekstradim do të zbatohet përmes Ministrisë për Punë të Brendëshme.
Me propozim të Prokurorisë Themelore të dyshuarit I ka caktuar masën paraburgim që do të fillojë të zbatohet sapo i dyshuari të dorëzohet.
Palevski dyshohet për rrëmbimin dhe vrasjen e vajzës së tij, 14 vjeçaren Vanja Gjorçevska dhe vrasjen e 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.
Pas lëshimit të urdhrit ndërkombëtar, ai u kap në qytetin turk Belikesir, ku ndodhet në paraburgim ekstradimi që prej muajit dhjetor.
