Zgjedhjet 2024, LSDM në Kisella Vodë, Pendarovski në Kumanovë
LSDM mbajti tubim në komunën e Kisella Vodës....

LSDM mbajti tubim në komunën e Kisella Vodës, prej ku kandidatja për deputete Monika Zajkova deklaroi se nuk do të lejojnë kthimin e Maqedonisë prapa në kohën e burgosjes së gazetarëve rrahjen e studentëve apo shkatrtrimin e objekteve të atyre që mendojnë ndryshe, kur populli pëshpërsite dhe kishte frikë për vete dhe të afërmit.
Nuk do të lejojmë tha Zajkova që Maqedonia të ejtë vetëm e atyre dhe të kthehet prapa në historinë e errët të një të kaluare të afërt. Sipas sajë popullit nuk i envoitet friksim, nacionalizëm i rremë dhe ndarje i duhet përparim dhe zhvillim.
“Është dëshmuar edhe deri tani shumherë se Historia i mban mend vetem ata që kanë sjellur vendime të guximshme dhe të mëdha për shtetet e tyre dhe ata që nuk kanë hequr dorë, e jo ato që kanë ikur nga të njëjtat, që të munden me komoditet të vendosen në fotele. Kemi duruar shumë.” – tha Monika Zajkova, kandidate për deputete në njësinë e parë nga LSDM.
Kryetari i LSDM-së, njëherit edhe bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore Dimitar Kovaçevski tha se nga rrethi i aprë i zgjedhjeve presidenciale e ka marr mesazhin se qytetarët janë të pa kënaqur nga një pjesë e politikave dhe vendimeve të LSDM-së dhe koalicionit në shtatë vitet e kaluara dhe i pranon ato.
Por siç tha Kovaçevski asnjëherë nuk do ti pranojë kritikat nga VMRO-DPMNE.
“Asnjëherë nuk do ti pranojë kritikat e VMRO-DPMNE-së dhe nxënësit të Gruevskit, Kristian Mickoski. Asnjëherë nuk do ti pranojë kritikat nga pallati i bardhë që është simbol i vjedhjes së pa mëshirshme dhe keqpërdorimet që i bënë derisa 11 vite qeverisën me forcë dhe në mënyrë autokratike.” – deklaroi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Nuk pranoj kritika në politikan që hapur e rrezikojnë perspektivën evropian të vendit tha Kovaçeksi, sipas të cilit LSDM është parti e fuqishme e cila gjithmonë ka qenë në mbrojtje të atdheut.
Për kthim prapa nëse zgjedhjet e fiton kundërkandaidatja e tij nga VMRO-DPMNE foli edhe kandidati për presidnet nga LSDM dhe koalicioni për Ardhmëri Evropiane Stevo Pendarovski.
Ai pyeti se a do ta anulojnë Marrveshjen e prespës për të cilën siç tha Pendarovski kanë kërkuar përgjegjësi penale dikur për ata që e kanë nënshkruar e tani thonë se është i mirë për sigurinë e Maqedonisë.
“E dyta, a do ta ri negociojnë marrevshjen që e kemi me Brukselin dhe pse do ta ri negocionin pasi atje është garantuar identiteti dhe gjuha maqedonase. Dhe a kan për qëllim të futen në ndryshime kushtetuese të cilat janë të rrezikshme vetvetiu për çfarëdo qoftë në shtet dhe shoqëri multi etnike siç jemi ne.”- u shpreh kandidatja për president nga LSDM.
Megjithatë Pendarovski tha se nëse shumica e qytetarëve mendojnë se ajo është rruga nëpër të cilën duhet të kalojmë do të kalojmë, por ajo nuk do të jetë rrugë përpara, do të jetë kthim prapa.
Prandaj ai apeloi te kumanovarët dhe qytetarët e vendit në përgjithësi që në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare të mos zgjedhin të rrijnë në shtëpi duke menduar se të gjith politikanët janë të njejtë, sepse siç tha ai nuk janë të njejtë, prandaj i ftoi që të dalin të votojnë për Pendarovskin si kandidat për president dhe koalicionin për Ardhmëri Evropiane. (Fitore Demolli, TVM2)
