Basketboll
Atllanta me rekord historik, Sparsat të sigurtë
11.04.2015 16:03
Ekipi i Atllantës, për herë të parë në historinë e saj ka arritur të ngjitet në kuotën e 60 fitoreve në një sezon...

Hauksat, që janë surpriza më e këndshme e këtij stinori, triumfin e ri e korrën ndaj Sharllotit, duke triumfuar në fund me 104-80.
Majk Muskalla që po shkëlqen gjithnjë e më shumë në takimet e fundit, sërish ishte në nivel, duke kontribuar në fitoren me 17 pikë.
Korver kishte një pikë më pak, ndërsa Horford shtoi 15 të tjera.
San Antonio regjistroi fitore të vlefshme në derbin e Teksasit, duke mundur në cilësinë e mysafirit Hjustonin, me rezultatin e ngushtë 104-103.
Me këtë triumf, Sparsat, vazhdojnë të mbajnë pozitën e tretë në Konferencën e Perëndimit, me bilanc prej 54 fitore e 26 humbje.
Tim Dankan, me 29 pikë ishte koshashënuesi më I mirë I takimit, ndërsa me dhjetë kërcime, ishte më I miri edhe sa I përket ribaundeve te kampionët aktual.
Nga ndeshjet tjera, veçojmë fitoren e Okllahomës, e cila me Nju Orleansin është duke zhvilluar luftë të vërtet për pozitën e tetë dhe të fundit, e cila shpien në plej off nga Perëndimi.