Zgjedhjet 2024, skadoi afati për regjistrimin e të sëmurëve

01.05.2024 13:10

Skadoi në mesnatë afati i fundit për regjistrimin....

Skadoi në mesnatë afati i fundit për regjistrimin e të sëmurëve apo të paaftëve për të votuar më 7 maj.

Regjistrimi është në komisionet komunale zgjedhore dhe vlen vetëm për zgjedhjet parlamentare, ndërsa kërkesat e pranuara të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për votim më 24 prill janë të vlefshme edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Këta persona që dëshirojnë të votojnë duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës mjekësor.

Më 4 maj skadon afati për kërkesat për votim të personave në arrest shtëpiak.

Të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit, personat në arrest shtëpiak dhe personat në shtëpitë e të moshuarve votojnë një ditë para zgjedhjeve, pra më 7 maj.