Lufta Izrael-Hamas, Netanjahu: Nuk heqim dorë nga sulmi mbi Rafah
Një delegacion Izraelit në Kajro...

Një delegacion Izraelit në Kajro po shqyrton përgjigjen e Hamasit por Netanyahu është i bindur se trupat do të hyjnë në Rafah. Sipas tij, synimet e luftës duhet të arrihen.
“Nuk kemi zgjidhje tjetër. Aty do të shkatërrojmë batalionet e Hamasit, do të përfundojmë të gjitha objektivat e luftës dhe do të kthejmë pengjet tona”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sekretari amerikan i Shtetit po përfundon një turne në Lindjen e Mesme në Tel Aviv me shpresën për të avancuar një armëpushim dhe për ta bërë Tel Avivin të ndryshojë mendjen për planet e Rafahut.
“Fokusi ynë tani është te armëpushimi dhe kthimi i pengjeve, kjo është më e rëndësishmja dhe besoj e arritshme. Izraeli ka treguar se është i gatshëm për kompromis”, - tha sekretari amerikan i shtetit, Anthoni Blinken.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres i ka bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të arrijnë një marrëveshje përpara se një "përshkallëzim i patolerueshëm" të kërcënojë të zgjerojë luftën në Gaza.
Ndërkohë, policia amerikane spastroi protestat pro-palestineze dhe arrestoi dhjetëra protestues që pushtuan Universitetin Kolumbia.
