Rusia bombardon sërish Odesa-n, sulmohet shtabi i ushtrisë

01.05.2024 14:08

Vladimir Putin nuk i ndahet qytetit port të Odesa-s...

Vladimir Putin nuk i ndahet qytetit port të Odesa-s në Ukrainë. Gjatë orëve të vona të natës, ushtria ruse ka bombarduar për të dytën ditë radhazi qytetin në jug të Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleg Kiper.

Ai ka thënë se deri tani 3 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur.

Mediat ruse kanë raportuar se raketat e nisura gjatë natës kanë goditur selinë e forcave të armatosura të ukrainës në Kulikovo Pole.

Një ditë më parë, ushtria ruse ka arritur të shkatërrojë një ndërtesë simbolike për Odessa-n duke lënë të vdekur të paktën 5 persona dhe plagosur 32 të tjerë. Presidenti i Ukrainës pas sulmeve përsëriti kërkesën e tij për sistemin e mbrojtjes Patriot.

"Sapo mora raporte mbi situatën në Odessa pas një sulmi raketor rus dhe në harkiv pas një sulmi tjetër ajror të udhëhequr nga Rusia. Fatkeqësisht, disa njerëz u vranë në Odesa. Shumë njerëz u plagosën dhe të gjithë po marrin ndihmë. Planet sulmuese të Rusisë mund të kundërshtohen dhe ndalohen. Patriotët duhet të furnizohen në Ukrainë tani”, tha President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Sakaq, i revoltuar nga shkatërrimi i ndërtesës në Odesa, kryetari i bashkisë i etiketoi sulmet si monstruoze.