Zgjedhjet 2024, VMRO-DPMNE mbajti tubim në Strumicë

01.05.2024 14:53

VMRO-DPMNE ka vazhduar fushatën në Strumicë...

VMRO-DPMNE ka vazhduar fushatën në Strumicë ku bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore Aleksandar Nikollovski tha se në zgjedhjet e 8 majit pret fitoren më të alrtë historike për VMRO-DPMNE-në si për presidnet ashtue dhe për listat e kandidatëve për deputet.

“Nevojitet dalje e madhe sikur në referendum dhe nevojitet votë e koncentruar për VMRO-DPMNE-në, sepse të gjithë që janë të pa kënaqur nga pushteti aktual në largim i LSDM-së dhe BDI-së, duhet ta dinë se vetëm vota për VMRO-DPMNEnë do të thotë ndryshime.” – tha Aleksandar Nikollovski, Bartës i listës në njësinë 4 nga VMRO-DPMNE.

Fitorja në rrethin e parë ishte historike me mbi 180 mijë vota, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, sipas të cilit qytetarët e dëshpëruar i shkaktuan disfatë pushtetit aktual.

“Ata njerëz lejuan që të merret Maqedonia nga populli, e populli e humbi kontrollin mbi Maqedoninë e tij, sepse ajo shkoi në duart e 100 zyrtarëve të BDI-së të cilët vendosin për gjithçka.” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hrsitijan Mickoski.

Të pranishmive në Strumicë iu drejtua edhe kandidatja për presidente nga rradhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova, e cila hodhi poshtë akuzat se është nacionaliste.

“Kur ne kemi thënë Maqedonia jote Maqedonia krenare, ajo paska qenë nacionalizëm ekstrem, sepse paskemi menduar vetëm për maqedonasin. E pse atëherë unë kërkova të përkthehet programi edhe në shqip?” u shpreh  Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.

“Programin e kam përkthyer edhe në turqisht, në gjuhën vllehe, rome, serbe dhe boshjakisht” tha Siljanovska Davkova, duke pohuar se nuk është nacionaliste ekstreme por ajo që e praktikon është nacionalizëm liberal.

Ajo tha se motoja “Maqedonia jote” nuk nënkupton vetëm maqedonasit por e të gjithve pa marrë parasyshë përkatësinë etnike, prandaj ajo kërkoi përkrahjen e të gjithë qytetarëve. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)