Zgjedhjet 2024, jashtë parlamentaret vazhdojnë fushatën
Edhe partite jashtë parlamentare vazhdojnë fushatën....

Edhe partite jashtë parlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, duke kërkaur të fitojnë ulëse në kuvendin republikan.
“Prioritet kryesorë shtetëror i Lëvizjes ‘E Di’ për Maqedoninë tonë është që në këto zgjedhje të zgjidhet kryetari i Maqedonisë. Prandaj edhe besuam në këtë përpjekje dhe morëm pjesë në zgjedhjet presidenciale, të pamundësohet bllokada institucionale dhe kriza politike në maqedoni. I ftoj publikisht të gjithë qytetarët masovikisht, në numër sa më të madh me 8 maj të dalin të votojnë, të votojnë edhe për kandidatët presidencial edhe për përbërjet parlamentare. Atë ta bëjnë sipas bindjes së tyre personale.” – tha Maksim Dimitrievski nga Lëvizja “E Di”.
“Ta konfirmojmë angazhimin tonë për të gjithw sovranët dhe të rinjët në Maqedoni të cilët munden tani e tutje nëse bëhet zgjedhja e vërtetë e sovranit ti realizojmë të gjitha angazhimet më të mira dhe më afirmative.” – tha Ana Bobinkova Mijakovska, bartwse e listws në njësinë e parë nga “Partia e Punës”.
“Partia e punës angazhohet për anulimin e njëanshëm të marrëveshjes së Prespës, që mundëson kthimin e emrit shekullorë, Maqedoni. Partia e Punës poashtu angazhohet për anulimin e njëanshëm të marrëveshjes bullgare, ndërprerje të bugarizimit të mëtejmë.” – tha Lube Petrevski, kandidat për deputet nw njësinw e 5-të nga “Partia e Punës”.
“Me ‘Avaja’ premtojmë ndershmëri, kompetencë dhe përkrahje për përparim kolektiv. Sëbashku pa luhatshëm do të luftojmë kundër politikës së ndarjes deh do të krijojmë jetë më të mirë për bashkësinë tonë dhe gjeneratat e ardhshme. Sepse nëse bëjmë mir për romët, bëjmë të mirë direkte edhe për Maqedoninë.” – deklaroi Kryetari i partisë “AVAJA”, Akif Kariman.
