Maqedoni
SH.F.Vasill Gllavinov, nuk ka rrezik nga përhapja e tuberkulozit
11.04.2015 16:15
Pas konstatimit se një mësuese në Shkollën fillore Vasill Gllavinov në Komunën e Çairit është e prekur nga tuberkulozi...

Pas konstatimit se një mësuese në Shkollën fillore Vasill Gllavinov në Komunën e Çairit është e prekur nga tuberkulozi, komuna, udhëheqësia e shkollës dhe inspektorjati sanitarë dhe shëndetësorë kanë ndërmarrë të gjitha masat që nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle të jenë të mbrojtur nga përhapja e kësaj sëmundjeje.
Këtë e bënë të ditur për faëqësues të institucioneve të lartë përmendura, duke theksuar se pas analizave të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për rast të izoluar.
“Pas paraqitjes së rastit, ku njëri nga të punësuarit në këtë shkollë është konstutuar me sëmundjen e tuberkulozit, ne si komunë në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, meni ndërmarrur të gjitha masat që nxënësit dhe mësimdhënësit të jenë të siguruar”, shprehet Përfaqësuesi i Komunës së Çairit, Rami Qerimi.
“Jam në koordinim të përditshëm me komunën me Inspektorjatin Sanitarë Republikan, me Shtëpinë e Shëndetit, me Poliklinikën e Bitpazarit, ku janë marur të gjitha masat dhe na gëzon fakti që nga gjith nxënësit që e kanë bërë testin janë negative. Janë marr masa është bërë dezinfektimi I shkollës ku e kemi edhe certifikatën, njëmijë e pesqind meter katrorë është bërë dezinfektimi i shkollës”, shprehet drejtor i SH.F Vasill Gllavinov-Çair, Qamuran Kuçi.
“Shtëpia e shëndetit realizoi mango testin te një numër i caktuar i personave dhe anëtarët e familjes testet janë negative. Sipas protokollit standard të TBC kontaktit në periudhën që vjen do të testohen edhe nxënësit dhe të punësuarit tjerë, deri në këtë moment në këtë shkollë nuk kemi të sëmurë të tjerë”, shprehet drejtor i Inspektorjatit Shtetërorë Sanitarë Shëndetësorë, Xhevdet Shaqiri.
Poashtu nga inspektorjati sanitarë theksojnë se është konstatuar që kushtet higjienike në këtë shkollë janë në nivelin e duhur dhe janë përdorur mjetet dezinfektuese, përfshi edhe dezinfektimin e hapsirave shkollore që është kryer më 9 prill.
Ndersa e punësuara e prekur nga tuberkulozi do të largohet përkohësisht nga puna deri në shërimin e plotë, theksojnë nga inspektorjati sanitarë shëndetësorë.
GYLTENE SINANI
