Zgjedhjet 2024, LSDM vazhdon aktivitetet parazgjedhore
LSDM dhe koalicioni për Ardhmëri Evropiane kanë vazhduar aktivitetet...

LSDM dhe koalicioni për Ardhmëri Evropiane kanë vazhduar aktivitetet parazgjedhore me piknikun e organizuar në parkun e qytetit, me rastin e ditës ndërkombëtare të punës, 1 maji.
Të pranishmive iu drejtua kryetari i LSDM-së, njëherit edhe bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore, Dimitar Kovaçevski, i cili theksoi se LSDM si parti gjithmonë ka qenë në anën e të dejtave të punëtorëve.
LSDM tha Kovaçevski ka siguruar rritje të rrogës minimale dhe ka vendosur metodologji të rritjes së sigurt dhe në kontinuitet, që sot rezulton me rrogë minimale prej 22 mijë e 500 denarë diçka që para 7 vitesh ishte e pa imagjinueshme. Pushteti i mëparshëm i VMRO-DPMNE-së i trajtonte dhe shiste punëtorët si forcë e lirë e punës, theksoi Kovaçevski, i cili njëherit theksoi se LSDM e mundësoi edhe të dielen si ditë jo pune.
Poashtu LSDM do të zhvillojë aktivitete parazgjedhore edhe në komunën e Aerodromit.
Aktivitetet parazgjehdore do ti vazhdojë edhe kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski.
