Organizatat sindikaliste në protestë, paga minimale të jetë 450 euro

01.05.2024 16:00

Organizatat sindikaliste në Maqedoninë e Veriut...

Organizatat sindikaliste në Maqedoninë e Veriut, në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve  protestuan, për rritjen e pagave të punëtorëve dhe kushte më të mira në punë.

Për herë të parë, me moton “Ne punëtorët”, në protestë u bashkuan  dy organizatat më të mëdha, Lidhja e Sindikatave dhe Konfederata e Organizatave Sindikale.

Me pagat që marrim mezi po arrijmë të mbyllim muajin, u ankuan sindikalistët.

“Jemi këtu sot për t’iu rekomanduar atyre që planifikojnë të ulen në Qeverinë e re,  se pa neve nuk duhet të ketë dialog social për të cilën duan aq shum të lëvdërohen dhe nëse nuk ulen së bashku me ne dhe nuk na dëgjojnë do të kenw problem me përballjen me punëtorët dhe në këtë mënyrë ne punëtorët do t’ua  tregojmë sërish kartonin e kuq. Kërkesat tona në 100 ditshin e parë të qeverisë së re,  sepse ne më nuk kemi kohë të presim, sepse kolegët tanë po ikin jashtë vendit, është që të rriten pagat, në veçanti të rritet paga minimale menjëherë së paku 450 euro.” – tha Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

“Mjaft punojmë për një bizele të imët, mjaft punojmë për pagë minimale. Shporta minimaliste është 62 mijw denarë, ndërsa paga minimale është 22 mijw e 500. Të gjithë në rajon janë para nesh sa u përket pagave, të gjithë në Evropë na përqeshin.” – deklaroi Kryetari i “SPOGJIT”, Trpe Deanovski. 

Nga konfederata e sindikatave të lira me mesazh të drejtpëdrejtë drejtuar autoriteteve,  mos prekni marrëveshjet kolektive të punëtorëve.

Ata nuk dolën në protestë, sepse sipas  tyre Qeveria është teknike.

“U bisedua për mosrespektimin e ligjeve dhe kontratave kolektive dhe ky është përcakrtimi ynë fillestar që nga viti 2017 në rrugët e Maqedonisë me dhjetra protesta dhe grevë të sindikatave të csaktuara e kërkonim dhe respektohet pjesërisht, por jo plotësisht.” -  theksoi Kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallpovski.

Ndër kërkesat e sindikalistëve janë edhe rritja sistematike e rrogës, rroga minimale të jetë 450 euro brenda 100 ditëve të para të qeverisë, pagesa për shujta për të gjithë punëtorët në vlerë  20 % nga  rroga mesatare si dhe mbulimi i shpenzimeve për transport.

Ndër kërkesat e sindikalistëve është edhe transferimi i kontratës së punës nga koha e caktuar në kohë të pacaktuar, pas një viti pune.

Në listën e kërkesave përfshihet edhe e drejta që e shtuna të merret si ditë jopune, ndërsa orari i plotë i punës të jetë 35 orë në javë. (Flutura Latifi, TVM2)