Zgjedhjet 2024, “E Majta” mbajti tubim në Ohër

01.05.2024 17:17

Në këto zgjedhje qytetarët do të vendosin për tri platforma....

Në këto zgjedhje qytetarët do të vendosin për tri platforma, e para është e Tiranës, për të cilën nuk ka dallim nëse bëhet fjalë për Frontin Evropian, BDI-në apo VLEN-nin, sepse sipas partisë “E Majta”, kjo është matricë neo-baliste, e cila synon ndarjen e shtetit.

E dyta është platforma e Sofjes, të cilën e përkrahin partitë maqedonase borgjezike, nga elita e LSDM-së dhe VMRO-së, të cilat janë dakorduar që në 100 ditët e para pas zgjedhjeve t’i përfshijnë bullgarët në kushtetutë, u shpreh në tubimin në Ohër kryetari i partisë E Majta, Dimitar Apasiev.

“Presim minimalisht ta dyfishojmë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale pasi që përkrahëm kandidat të pavarur dhe ai ishte rezultat që lartë poshtë ishte i pritshëm, por tani vijnë zgjedhjet tona kryesore që më 8 dhe 9 maj do të festojmë prej 8 deri në 12 deputetë. Këto janë pritshmëritë tona reale.” – tha Kryetari i partisë “E Majta”,   Dimitar Apasiev.

Kur në Ohër u hap klubi fashist “Car Boris”, vetëm “E Majta” thirri në protesta, tha Bartësja e listës në njësinë e 5-të.

“Ne në këto zgjedhje po e dëshmojmë pasokizimin e paralajmëruar nga e Majta. me hyrjen në kuvend të dy deputetëve tanë dëshmuam se si duhet të udhëhiqet një opsion i vërtetë majtist, për dallim nga LSDM të cilët i pamë në mandatin e kaluar se si i shitën të gjitha idealet e ASNOM-it.” – u shpreh Jovana Mojsovska, Bartëse e listës në njësinë e 5-të.

Ndërsa Amar Mecinoviç, bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore ka trajtuar çështjen e taksës rrugore.

“Një shtipjan nëse punon në Shkup në vit harxhon 1200 euro vetëm për taksë rrugore. Një austriak shpenzon 100 euro për t’i shfrytëzuar të gjitha rrugët e Austrisë në vit. Prandaj ‘E Majta’ parasheh heqjen e pikave të taksës rrugore, dhe vendosjen e vinjeta sistemit në nivel javor, mujor dhe vjetor. Ju tanimë paguani taksa të larta për regjistrimin e automjeteve tuaja.” – deklaroi  Amar Mecinoviç, bartës i listës në njësinë e dytë nga “E Majta”.

“E Majta” iu ofron qytetarëve maqedonas platformë maqedonase me të cilën do të ndërpritet një herë e përgjithmonë shantazhimi gjatë formimit të qeverisë, nga ana e shqiptarëve, theksuan nga partia “E Majta”, gjatë tubimit në Ohër. (Fitore Demolli, TVM2)