Vendimi i GJND-së, Herzog: Aleatët e Izraelit ta refuzojnë!

01.05.2024 20:35

Zyrtarët izraelit shfaqen të shqetësuar....

Zyrtarët izraelit shfaqen të shqetësuar, pasi  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mund të vendos urdhërarrest ndaj liderëve të këtij shteti, në mesin e të cilëve është edhe kryeministri, Benjamin Netanjahu, teksa presioni ndërkombëtar për luftën në Gaza është në rritje.

Presidenti Izraelit, Herzog, ju kërkoi shteteve aleatë, që ta kundërshtojnë një vendim të tillë.

“Përpjekja për të përdorur Gjykatën Penale Ndërkombëtare kundër Izraelit, i cili po lufton terrorin, është një rrezik i qartë dhe i pranishëm për demokracitë, për kombet e lira dhe paqedashëse që ndjekin normat e së drejtës ndërkombëtare. U bëj thirrje të gjithë aleatëve dhe miqve tanë që të kundërshtojnë dhe të refuzojnë çdo përpjekje të tillë.” – tha Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog.

Lufta në Gaza, Blinken: Hamasi duhet të pranojë armëpushimin

Rreth ndertesës ku zhvillohej takimi mes presidentit izraelit Isaac Herzog dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ishin mledhur shumë protestues, kryesisht familjarët e pengjeve të rrembyera, të cilët këkrojnë lirimin e të afërmëve të tyre.

Blinken pas takimit, protestuesve ju tha se "ka një propozim shumë të fortë në tryezë tani dhe Hamasi duhet të thotë “po".

“Ne jemi të vendosur te arrijmë armëpushim që do të sjellë pengjet në shtëpi. E vetmja arsye që kjo nuk do të arrihet është për shkak të Hamasit. Ka një propozim në tryezë. Dhe siç kemi thënë, pa vonesa, pa justifikim. Nuk ka justifikime. Koha është tani, dhe koha tani ka kaluar shumë për shkak të sjelljes së pengjeve në shtëpi te familjet.” – deklaroi Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Për luftën në Gaza, shpërthejnë protesta studentore nëpër universitete

Lufta në Gazë ka nxitur tensione edhe në kampuset e kolegjeve amerikane dhe i ka shtyrë studentët të ngrenë kampe protestuese brenda godinave.

Policia e Nju Jorkut ka arrestuar qindar protestues pro-palestinezë nga kampusi i Universitetit Columbia në Manhatan.

Përfaqësuesit e Universitetit kërkuan ndihmë për të rivendosur sigurinë dhe rendin në komunitet.

“Ata po krijojnë në mënyrë aktive çështje serioze të sigurisë publike në këto protesta. Ndoshta disa nga studentët e përfshirë nuk e kuptojnë se në çfarë janë përfshirë. Ne u bëjmë thirrje atyre dhe të gjithëve të tjerë që shkelin Kolumbinë Është urdhëruar që të largoheni nga zona dhe të largoheni nga zona tani.” – u shpreh Kryebashkiaku i Qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams.

Universiteti i Kalifornisë Jugore njoftoi se e ka anuluar ceremoninë kryesore të diplomimit këtë vit, për shkak të masave të sigurisë si pasojë e protestave kundër luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit.

Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)