Zgjedhjet 2024, “Guximshëm për Maqedoninë” vazhdon fushatën
Fushatë për zgjedhjet parlamentare...

Fushatë për zgjedhjet parlamentare e ka vazhduar edhe koalicioni Guximshëm për Maqedoninë, me aktivitete në parkun e qytetit.
Bartësja e listës në njësinë e parë zgjedhore Dobrilla Andonovska me ekipin e sajë kanë realizuar takime me qytetarë të cilëve njëherit u kanë ndarë programin e këtij koalicioni.
Ajo është ndalur te dita e puntorëve një maji, duke shprehur përkrahje për të drejtat e punëtorëve.
“Para disa muajsh apsolutisht është shkelur e drejta e tyre e cila bie ndesh me Organizatën Ndërkombëtare të Punës. Ne e inkorporuam në mënyrë ilegale sado që duket legale, ligj për 60 orë punë në javë, që absolutisht përputhet jo vetëm me ligjet tona por edhe me të drejtat e punëtorëve.” – tha Dobrila Andonovska, bartëse liste në Nj.Z 1 – “Guximshëm për Maqedoninë”.
Ajo njëherit ka shprehur shqetësimin se rrugëve të kryeqendrës shihen pak njerëz të cilët janë larguar nga qyteti për shkak të festës dhe pushimit pranveror të nxënësve dhe mund të mos kthehen për të votuar.
Edhe kandidati për deputet në njësinë e dytë zgjedhore nga koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, Lupço Ristovski, ka vazhduar fushatën në Kumanovë, prej ku ka kërkaur nga qytetarët që para se ta japin votën të kërkojnë qëndrime të qarta nga partite politike për ndryhsimet kushtetuese.
“Kërkoni qëndrim eksplicit edhe nga VMRO DPMNE edhe nga partia E DI edhe nga partitë e koalicionit, të cilat paralajmërojnë se do të jenë partnere e tyre në pushtet, ata haptas flasin se tanimë është nënshkruar marrëveshje e ndërsjellë se në afat prej 6 muajsh do të ndryshohet kushtetuta maqedonase në përputhje me kërkesat e ekstremizmit shqiptar.” – deklaroi Lupço Ristovski, bartësi i listës në Nj.Z 2.
Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore kryetari i partisë Integra njëherit edhe bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore Lupço Ristovski ka qëndruar në autokomandë ku ka takuar një grup pensionistësh.
Duke u ndalur te pjesa e programit social ai ka theksuar se me programin e këtij kualicioni parashihet 24 mijë denarë pensione familjare.
Ristovski njëherit ka theksuar se duhet të ndihmohen të gjitha kategoritë e ndjeshme të qytetarëve të cilët aktualisht kanë pensione më të ulëta se 24 mijë denarë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
