Predhat ruse godasin Odesën dhe Harkovin, shumë viktima dhe dhjetra të plagosur

01.05.2024 18:59

Lufta në Ukrainë po zvarritet...

Lufta në Ukrainë po zvarritet, pa asnjë perspektive për arritjen e paqes. Ushtria ruse nuk i ndahet qytetit port të Odesa-s në Ukrainë.

Gjatë ditës ka bombarduar për të tretën ditë radhazi qytetin bregdetarë të Ukrainës. Janë plagosur dhjetra civil gjatë bombardimeve disaditore , disa vdiqën në spital nga plagët e marra.

"Si pasojë e sulmit me raketë, në spital u shtruan 14 viktima. Bëhet fjalë për viktima të plagëve komplekse, plagëve të predhave. Fatkeqësisht, një grua 40-vjeçare , ka ndërruar jetë si pasojë e një dëmtimi të rëndë nga një prerje e kombinuar e qafës, mushkërive dhe zemrës.  Gjatë tre ditëve janë vrarë shumë njerëz në Odessa. Aktualisht janë të shtruar në spital 10 pacientë, katër prej tyre në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.” – tha Drejtori i Spitalit, Denys Sebovv.

"Ndodhi papritur, është e pamundur të reagosh. E vetmja gjë që kishte kohë për të bërë ishte të vinte qenin në zinxhir, për fat nuk ia mbathi dhe e mbuloi fëmijën , kjo është e gjitha." – u shpreh Anastasia (e plagosur).

"Filluan shpërthimet, unë isha me një vajzë. Një copë rrënoja ra mu para meje. Gjithcka ishte në flakë, u largova me makinën time, thirrëm ambulancën dhe zjarrfikësit. Dëgjova shumë njerëz që bërtisnin, por ne ishim shumë me fat.” – deklaroi dëshmitarja, Alla.

Mediat ruse kanë raportuar se raketat e nisura gjatë natës kanë goditur selinë e forcave të armatosura të ukrainës në Kulikovo Pole. 

Nuk kanë munguar sulmet me raketa edhe në qytetin e dytë me të madh Kharkiv, një preson u vra dhe 9 janë plagosur.

Përveç ndërtesave dhe civilëve, shënjestër të raketave ruse janë edhe punonjësit e ndihmës..

"Një burrë që punonte këtu u vra. Ai quhej Oleksandr. Ai do të kishte mbushur njëzet e gjashtë vjeç më 4 maj. Ai ishte në vendin e tij të punës Fatkeqësisht, në këtë adresë nuk ka objekte ushtarake apo pajisje ushtarake dhe ekspertë të lëndëve plasëse.” – deklaroi Serhii Bolvinov, Shef i Departamentit të Policisë së Kharkivit.

“Ne kishim mbërritur në një vend kur pasoi një goditje e dytë. Njëri prej nesh u plagos, dy të vdekur. Për të qenë i sinqertë, shkova te një psikolog për këtë. Për të më ndihmuar ta kapërcej.” – u shpreh njëri prej zjarrfikësve.

“Ata e frikësojnë popullsinë. Nëse ata qëllojnë kundër punonjësve të shpëtimit, policisë, personelit të ambulancës, shtëpive, hoteleve dhe shkollave, atëherë ky është sigurisht terrorizëm.” – u shpreh Shefi i zjarrfikësve, Evhen.

Të paktën 90 pjestarë të shërbimeve të urgjencës janë vrarë nga  të ashtuquajturat sulme me dy goditje që nga fillimi I luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)