Ekstradimi i Palevskit, Gjurçevski:Do të sillet me operacion të fshehtë
Pas pesë muajve, i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës....

Pas pesë muajve, i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës duket se do të ekstradohet nga Turqia.
Nga Ministria e punëve të brendshme konfirmojnë se kanë biseduar me kolegët në Turqi rreth transferit dhe është çështje ditësh se kur Palevski do të jetë para drejtësisë në RMV.
Analisti dhe ish shefi i policisë për çështje të sigurisë Lubomir Gjurçevski, duke e shpjeguar protokolin për ekstradim për TVM, shpjegon se sipas gjitha gjasave Palevski do të ekstradohet në një operacion të fshehtë, ndërsa për këtë publiku do të kuptojë pasi ai të vendoset në paraburgim.
Shpjegon se e gjithë kjo bëhet për të penguar pritat e mundshme dhe të garantohet sukses në këtë proces.
Në transfer sipas Gjurçevskit marin pjesë njësi të veçanta të MPB-së të cilët janë të paisur me të gjitha mjetet mbrojtëse ndërsa personi i dyshuar sillet në pranga me siguri maksimale.
“Ajo zbatohet në marrëveshje me Ministritë e punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë, nëse do ta presim në pikën kufitare në Aeroport në Stamboll ,apo policia turke do ta sjell deri në Aeroportin e Shkupit në pikën tonë kufitare, ta marin policia e Maqedonisë dhe në këtë rast shpenzimet rregullohen në bazë të veprimeve që do të dakordohen.” – tha Lubomir Gjyrçevski, Analist për çështje të sigurisë.
Palevski është i dyshuar për rrëmbim dhe vrasje të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit .Ai u arrestua në Turqi në dhjetor të vitit të kaluar pas urdhërarrestit ndërkombëtarë.
Për këtë rast të dyshuar janë edhe tre persona që janë në paraburgim.Babai i Vanjës, Aleksandar Gjurçevski dyshohet se u ka ndihmuar rrëmbyesve duke iu zbuluar detaje për lëvizjet e vajzës së tij.
Me vendim të Gjykatës Supreme, Gjurçevski është në paraburgim shtëpiak. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
