Maqedoni

Shpërthim afër godinës së qeverisë, MPB: nuk është dëmtuar ndërtesa qeveritare

11.04.2015 16:18

Mbrëmë rreth orës 21 është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm afër godinës qeveritare...

Shpërthimi ka ndodhur rreth ores 21, 5 deri 10 metra larg ndërtesës së Qeverisë.
 
Ekipe të MPB-së për antiterorizëm dhe deminim menjëher kanë dalur në teren ku kanë gjetur pjesë të mjetit shpërthyes të cilat nga ana e krim policisë janë marr për ekspertizë. 
 
Ministria e Brendshme nëpërmjet një njoftimi me shkrim thonë se po punojnë në zbardhjen e rastit.
 
“Rreth orës 21:00 në Ministrinë e Brendshme është denoncuar një shpërthim në afërsi të ndërtesës së Qeverisë, përkatësisht afër përmendores  “13 Nëntori”. Ekipe të sektorit për antiterrorizëm dhe çminim menjëherë kanë dalë në vend ngjarje. Nga hetimi i kryer është gjetur vendi i shpërthimit, në pjesën afër lumit Vardar, vetëm, 5 deri 10 metra larg ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në reagimin me shkrim të MPB-së.
 
Shperthimi ka qenë i fuqishem,  thonë banorët e ndertesave për rreth qeverisë.
 
“Diçka e tmerrshme tu them, kjo është hera e dytë ose e treta, mendoj se hera e tretë. Nuk më la burri të shkoj të shoh sepse tha se kush e din çfar po ndodh atje”, shprehet nje qytetare.
 
“Dridhje e fuqishme, eksplodim dhe paramendova se bëhet fjalë për sulm ndaj qeverisë. Dola në dritare por nuk pas askend ende nuk kishin ardhur as zyrtarët policorë”, shprehet nje qytetar. 
 
“Nuk kam degjuar asgjë, mbrem erdha von nuk di çka tju them”, shprehet nje qytetare. 
 
Godina e Qeverisë së Maqedonisë edhe kohë më parë ka qenë cak i një sulmi të ngjashëm, por policia ende nuk ka mund të zbuloj autorët. 
 
GYLTENE SINANI