Maqedoni

Parashikimi i motit

02.05.2024 09:01

Vendi ynë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme....

Vendi ynë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
 
Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri në orët e mesditës. Nga mesdita do të jetë e paqëndrueshme në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar breshëri. Gjatë natës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 12°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 18 deri 25°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Nga mesdita në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe kushte për stuhi të izoluar afatshkurtër.