Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, mbeten edhe 5 ditë fushatë
02.05.2024 10:24
Kandidatët për kryetar të shtetit, partitë dhe koalicionet kanë edhe pesë ditë kohë për të prezantuar para qytetarëve programet....

Kandidatët për kryetar të shtetit, partitë dhe koalicionet kanë edhe pesë ditë kohë për të prezantuar para qytetarëve programet dhe ofertat e tyre politike, në prag të zgjedhjeve të dyfishta të 8 majit. Fushata për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare përfundon të hënën e 6 majit në mesnatë.
Nga ana tjetër, sot është dita e fundit për publikimin e rezultateve të anketës lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Ndërkohë po vazhdojnë aktivitetet për zhvillimin e zgjedhjeve të 8 majit. KShZ-ja dje ia ka dorëzuar materialin e votimit për votim në PVD personit të autorizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. MPJ-ja ia dorëzon PPK-së materialin e votimit menjëherë pas marrjes së tij dhe jo më vonë se në fund të ditës.
Më 30 prill, personat e sëmurë dhe të pafuqishëm përfunduan regjistrimin për të votuar dhe deri më 4 maj në mesnatë, votuesit që janë në arrest shtëpiak ditën e votimit duhet ta bëjnë këtë. Ata, së bashku me personat që vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, si dhe të regjistruar nga diaspora, votojnë një ditë para ditës së zgjedhjeve apo më 7 maj.
