Botë

Aeroplani luftarak rus e dertyroi atë amerikan ta ndryshoj kursin

11.04.2015 16:52

Ministria e mbrojtjes e Rusisë e ka konfirmuar sot një incident, ku ishte përfshirë një aeroplan luftarak rus dhe një aeroplan vëzhgues amerikan, më 7 prill mbi Detin Baltik...

Por, Moska dhe Uashingtoni kanë dhënë njoftime të kundërta se çka kishte ndodhur.
 
Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov, tha se aeroplani amerikan, i tipit RC-135, i ishte afruar kufirit rus, me ç’rast e kishte ndalur transponderin, para se të ndërpritej nga aeroplani luftarak rus, Su-27.
 
Konashenkov tha se aeroplani luftarak rus ka fluturuar disa herë rreth aeroplanit amerikan dhe e kishte detyruar të largohej nga kusri.
 
“Aeroplanët amerikan të vëzhgimit mund të bëjnë fluturime rutinore vetëm përgjatë kufijve të Shteteve të Bashkuara”, tha Konashenkov.
 
Nga ana tjetër, Departamenti amerikan i mbrojtjes këtë fluturim e ka vlerësuar si “rutinor” dhe tha se aeroplani luftarak rus kishte fluturuar në mënyrë të rrezikshme afër aeroplanit amerikan dhe gati ishte shkaktuar ndeshje.
 
Zëdhënësja e Pentagonit, Eileen Lainez, tha se incidenti ka shkaktuar një protestë diplomatike.
 
Ky incident u bë në kohën e tensioneve të larta për shkak të aktivitetiteve të Rusisë në rajonin e Baltikut.
 
Këtë javë, pesë shtete nordike janë pajtuar për të punuar më për së afërti në fushë të mbrojtjes, pasi kanë theksuar se ushtria e Rusisë i ka shtuar aktivitetet në Baltik.