Botë
Vijojnë luftimet në Rripin e Gazës
02.05.2024 11:20
Në pritje të një përgjigjeje nga Hamasi ndaj propozimit të armëpushimit, Izraeli vazhdoi luftimet në Rripin e Gazës....

Në pritje të një përgjigjeje nga Hamasi ndaj propozimit të armëpushimit, Izraeli vazhdoi luftimet në Rripin e Gazës. Uashingtoni i kërkon Tel Avivit të braktisë ofensivën e Rafahut dhe Hamasi të pranojë marrëveshjen e armëpushimit pa vonesë.
“Izraeli ka bërë kompromise të rëndësishme në propozimin që është në tryezë, duke demonstruar dëshirën dhe vullnetin e tij për të arritur këtë marrëveshje. Hamasi duhet të vendosë nëse do të përfitojë nga kjo ofertë dhe të avancojë situatën për të cilën pretendon se i intereson. Sa i përket Rafahut, qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshuar”, tha Antoni Blinken – sekretari amerikan i Shtetit. Nga ana tjetër, Netanjahu nuk dëshiron të tërheqë planin për të sulmuar qytetin e mbipopulluar në jug. Mbrojtja është gatshme. Ne jemi të vendosur të ndërmarrim çdo veprim për të rikthyer pengjet tanë që është moralisht i drejtë dhe një objektiv ushtarak. Sipas udhëzimeve të mia, Shtabi i Përgjithshëm po përgatitet të kryejë një mision operacional në zonën e Rafahut.”, tha Joav Galant, ministri i Mbrojtjes i Izraelit.
Ju qëndroni duarkryq ndërkohë që Izraeli përpiqet të shkatërrojë shtetin palestinez, akuzoi ambasadori palestinez në OKB.
“Nuk mund të thuash se mbështet zgjidhjen me dy shtete dhe të qëndrosh duarkryq ndërkohë që Izraeli përpiqet hapur të shkatërrojë shtetin palestinez, siç e ka pranuar Netanjahu.”, tha Rijad Mansour, ambasadori palestinez në OKB.
Ndërkohë, autoritetet kolumbiane njoftuan se po ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Izraelin për shkak të luftës në Gazë. Në ShBA, arrestimet dhe goditjet ndaj demonstratave pro-palestineze në universitete në të gjithë vendin vazhduan.
