Botë
Shembet autostrada në Kinë, humbën jetën 36 persona
02.05.2024 11:39
Shembja e një pjese të autostradës në provincën Guangdong të Kinës shkaktoi rënien e shumë automjeteve...

Shembja e një pjese të autostradës në provincën Guangdong të Kinës shkaktoi rënien e shumë automjeteve, duke vrarë 36 persona dhe duke plagosur 30, raportuan sot mediat shtetërore kineze.
Miliona kinezë udhëtuan për festën e Ditës së Majit në autostradën Meizhou-Dabu, raporton Agjencia e Lajmeve Xinhua, duke shtuar se pjesa e shembur ishte 17,9 metra e gjatë dhe shkaktoi rënien e 23 automjeteve, një nga lagjet në Guangdong në Kinën jugore, e cila është prekur rëndë nga shiu i madh dhe breshri që nga fundi i prillit, duke çuar në rrëshqitje të rrezikshme dheu, shtëpi të përmbytura dhe ura të shkatërruara. Shkaku i aksidentit ende po hetohet.
