Maqedoni
Zgjedhjet 2024, “E Majta” premtime nga sfera ekonomike
02.05.2024 13:03
Partia “E Majta” në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 majit thekson angazhimin për miratimin...

Partia “E Majta” në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 majit thekson angazhimin për miratimin e ligjit për konfirmimin e prejardhjes së pasurisë. Bartësja e listës në njësinë e pestë zgjedhore, Jovana Mojsovska, thotë se ligji duhet të përfshijë të gjithë bartësit e funksioneve që nga koha e tranzicionit e deri më sot. Të rinjtë nuk dëshirojnë të shohin se si bartësit e funksioneve amnistohen në Kuvend, thotë Mojsovska.
““E Majta” si gjeneratë e re e politikanëve të ri, në këto zgjedhje merr pjesë me platformën e saj të re kundër korrupsionit. Manastiri nga gjiganti ekonomik në kohën e tranzicionit, u bë rekorder për numrin e të papunëve. Të rinjtë e mbajnë mirë mend se si prindërit e tyre mbetën në rrugë derisa individët pasuroheshin.”, - theksoi bartësja e listës në njësinë e 5-të, Jovana Mojsovska.
“E Majta” ka edhe ofertën e saj për pensionistët. Kandidati për deputet në njësinë e tretë zgjedhore, Borisllav Kërmov, thotë se “E Majta” angazhohet që pensionet të arrijnë dy të tretat e rrogës mesatare.
“Pensionistët e kanë thënë qartë dhe zëshëm rritje lineare për të gjithë, prej 3 mijë e 500 deri në 5 mijë denarë dhe pension minimal prej 18 mijë apo 20 mijë denarë. Ata jetojnë me 12 mijë. Në ato 12 mijë kanë marrë nga 2 deri në 3 mijë denar shtesë dhe kjo tani është shkurtuar në gjysmë, paramendoni!”, - deklaroi Borisllav Kërmov nga “E Majta”.
Bartësi i listës në njësinë e dytë zgjedhore, Amar Mecinoviq, ka takuar përfaqësuesit e Sindikatave të Lira, i cili ka theksuar se ideologjia e “Së Majtës” është përmirësimi i pozitës së punëtorëve.
“Transformimi ekonomik i Maqedonisë, ne mendojmë se kjo duhet të shkojë në drejtim të përmirësimit të pozitës së punëtorit, sepse e dini sahel që flitet për transformim ekonomik apo kur flitet për sjelljen e investimeve, ato investime shumë herë rezultojnë me punëtorë të stërmunduar.”, - u shpreh bartësi i listës në njësinë e 2-të nga “E Majta”, Amar Mecinoviq.
Sipas Mecinoviqit, “E Majta” është formuar me qëllim që t’u shërbejë punëtorëve, prandaj edhe kërkon mbështetjen e tyre më 8 maj, tha ai duke premtuar se gjithmonë do të mbeten në mbështetje të punëtorëve dhe zhvillimit ekonomik.
FITORE DEMOLLI
