Maqedoni
Zgjedhjet 2024, “Guximshëm për Maqedoninë” fushatë në Ohër
02.05.2024 13:19
Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore të koalicionit “Maqedonia Jote”, bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore...

Në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore të koalicionit “Maqedonia Jote”, bartësi i listës në njësinë e pestë zgjedhore, Samka Ibraimovski, ka takuar qytetarët e Ohrit të cilëve u ka premtuar standard më të mirë jetësor, ndryshime në ligjin për mbrojtje sociale, si dhe aplikimin e pensionit minimal prej 25 mijë denarësh. Në kuadër të masave sociale, Ibraimovski po ashtu premtoi mbështetje financiare prej 18 mijë denarësh për çdo persona të moshës madhore që është i paaftë për punë.
“Dëshirojnë t’u përmirësohet standardi, përkatësisht jeta, prandaj ne si “Guximshëm për Maqedoninë” ofrojmë 7 euro për orë pune, që është e rëndësishme dhe punëtorët duhet ta dëgjojnë, se me orën prej 7 eurosh bruto, rreth 644 euro do të jetë rroga minimale.”, - deklaroi bartësi i listës në njësinë e 5-të i “Guximshëm për Maqedoninë”, Samka Ibraimovski.
Kandidatja për deputete, Ana Gligorova, u përqendrua te pengimi i mobingut në punë dhe presioni nga përmbaruesit.
“Me peticionin tonë stop për përmbaruesit, stop për kesh kreditë dhe paratë e shpejta, deri tani kemi grumbulluar dy mijë nënshkrime. Gjithsesi punëtorët janë më të shkelurit, sepse një e treta apo një e pesta nga rroga e punëtorit është shumë e madhe.”, - theksoi kandidatja për deputete në njësinë e 5-të e “Guximshëm për Maqedoninë”, Ana Gligorova.
Kryetari i partisë “Integra”, njëherit edhe bartës i listës në njësinë e dytë zgjedhore të koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë”, Lupço Ristovski, ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes së për cilin opsion votojnë më 8 maj.
“Jemi të obliguar që vazhdimisht t’i bëjmë me dije opinionit maqedonas se në këtë periudhë populli maqedonas do të përballet me sjelljen e vendimeve kyçe historike. Kush e din për të satën herë në këto 33 vite Maqedonia dhe populli maqedonas ndodhen në rrugëkryq kyç, kur duhet të vendosin, ku dhe në cilin drejtim.”, - u shpreh bartësi i listës në njësinë e 2-të i “Guximshëm për Maqedoninë”, Lupço Ristovski.
Ristovski tha se në këto zgjedhje, qytetarët maqedonas duhet të vendosin për drejtimin në të cilin duhet të shkojë shteti, duke shtuar se më 8 maj me votë vendoset për fatin e familjeve dhe fëmijëve, por edhe të gjeneratave që vijnë.
FITORE DEMOLLI
