Botë

Gazë, vazhdojnë sulmet izraelite në bregun perëndimor, ShBA: Hamasi të pranojë marrëveshjen për armëpushim

02.05.2024 13:37

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë dhe Bregun Perëndimor derisa pritet përgjigje nga Hamasi...

Izraeli vazhdon sulmet në Gazë dhe Bregun Perëndimor derisa pritet përgjigje nga Hamasi që të pranojë propozimin për armëpushim. Propozimi i parë mori përgjigje negative, megjithatë bisedimet e ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari janë duke vazhduar. ShBA-ja kërkon nga Izraeli të dorëzohet nga ofensiva ushtarake në Rafah, ndërsa nga Hamasi presin që pa humbur kohë të pranojnë marrëveshjen për armëpushim.
 
"Izraeli ka bërë kompromise shumë të rëndësishme, si dhe propozimin që është në tryezë, duke demonstruar dëshirën dhe vullnetin për të arritur këtë marrëveshje dhe për ta realizuar atë. Siç kemi thënë, mbetet tek Hamasi të vendosë nëse do të pranojë marrëveshjen dhe të vazhdojë përpara, për situatën në Gazë që pretendon se përkujdeset. Nuk ka kohë për të humbur!”, - deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken.
 
BE-ja ndan 1 miliard dollarë ndihma për Libanin
 
Ndërkohë shefja e Komisionit Evropian gjatë vizitës së saj Liban njoftoi për një miliard dollarë ndihmë që do t’i ofrohet këtij shteti i cili po kalon në një krizë ekonomike, e thelluar nga kriza e emigrantëve dhe kërcënimi për luftë me Izraelin.
 
"Ne mbështesim plotësisht të gjitha përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe lirimin e të gjitha pengjeve. Sapo kemi shtuar më tej dhe ndihmën tonë të gjerë humanitare për Gazën. Duhet të vazhdojmë të punojmë drejt një de-përshkallëzimi të konfliktit dhe jemi thellësisht të shqetësuar për situatën e paqëndrueshme në Libanin e Jugut.”, - theksoi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.
 
Protestat e studentëve në ShBA vazhdojnë
 
Ndërkohë janë zhvilluar protesta kundërshtuese për luftën Izrael-Hamas në Los Anxhelos. Kryebashkiaku i Los Anxhelosit, Karen Bas, në mediat sociale tha se autoritetet do të hetojnë dhe arrestojnë personat "të përfshirë në lëshimin e fishekzjarrëve ndaj njerëzve të tjerë. Të ashtuquajturat "Burime të Solidaritetit të Gazës" janë ngritur studentët në të gjithë kampuset universitare të ShBA-së dhe po protestojnë ndaj partneritetit të universiteteve të tyre me universitetet izraelite dhe u bëjnë thirrje kolegjeve që të heqin dorë nga aktivitetet e lidhura me Izraelin.
 
LEUNORA KALIQI