Maqedoni

Shkëmbim zjarri në Tetovë, një i vdekur dhe 11 të plagosur

11.04.2015 17:18

Një i vdekur dhe 11 të plagosur është bilanci i mbrëmshëm nga shkëmbimi i zjarrit në lokalin Barcode në Tetovë...

Rastin e ka konfirmuar edhe Sektori i punëve të brendshme i Tetovës, nga ku informojmë se incidenti ka ndodhur rreth ores 22, ndërsa një person është arrestuar ndërsa fletë arresti është lëshuar edhe për një person tjetër, bën të ditur sekretarjati I punëve të brendëshme në Tetovë.
 
“Nje nga personat per të cilët sektori I MPB-së në Tetovë posedon informata se ishte drejtpërdrejtë I involvuar në shkëmbin zjarri për një kohë të shkurtër është siguruar, ndersa ndaj një personi tjetër është lëshuar fletarrest. ..Në shkëmbimin e zjarrit, lëndime vdekjeprurëse nga arma zjarrit, mori 22 vjeçari nga Poroji, I cili u qëllua pikërisht në bark dhe gjoks. 6 persona të tjerë që ndodhën në kafene, të moshës nga 20 deri në 25 vjeçar, po ashtu kanë marr lëndime me armë zjarri, kryesisht nëpër gjymtyrë”, shprehet nga SPB Tetove, Marjan Josifovski. 
 
Sipas Zëdhënësit të sekretarjatit të Punëve të Brendëshme në Tetovë Marjan Josifoski Prokurori publik dhe ekipet policore kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë për ekspertizë gëzhojat e pistoletës së kalibrit 9 milimetrash shenjat dhe pikat e gjakut.
 
Poashtu ai tha se për një kohë të shkurtër, njëri nga personat për të cilin SPB-ja e Tetovës disponon të dhëna se ka qenë i përfshirë në shkëmbimin e zjarrit, është i ndaluar në spital, ndërsa për tjetrin është lëshuar fletë arrest.
 
Shef i departamentit kirurgjik Ylber Besimi, ka bërë të ditur se  shtatë nga 11 personat e plagosur kanë marrë ndihmë në spitalin klinik të Tetovës, ndersa  4 prej tyre janë dërguar në Spitalin klinik të Shkupit, për shkak të lëndimeve më të rënda. Nga 11 të lënduarit 6 kanë pasur plagë nga armë zjarri ndërsa 5 kanë qenë me lëndime të tjera trupore. 
 
FLUTURA LATIFI