LPFM, Shkëndija mer kryesimin e renditjes
02.05.2024 15:15
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluar në festën e 1 majit, që ishte edhe e fundit si javë e jashtazkonshme, e ka ndryshuar edhe renditja e ligës së parë të Maqedonisë në futboll. Vendimtare për këtë ishin minutat e fundit të ndeshjeve në fjalë.

Ndeshjet e javës së 30-të, kanë bërë që renditja si në luftë për titull, po ashtu edhe për mbijetesë të mbetet e zjarrtë edhe në tri javët e fundit të këtij sezoni.Çdo gjë ndodhi në 6 minutat fundit të ndeshjeve që luheshin në Gostivar, Tetovë dhe Kavadarë. Kryesuesi Shkupi, kur po kërkonte golin e barazimit me Gostivarin, këta pësuan edhe golin e dytë dhe humbën pozitën e parë të renditjes duke rënë në pozitën e tretë. Përmbysje të rezultateve kishim në Kavadar dhe Tetovë.
Në ndeshjen e parë kampionët në fuqi dhe Tikveshi, përmbysën epërsinë e njëri tjetrit dhe në minutën e 90+4, vendasit e siguruan fitoren dhe Struga mbeti pa kreun. Shkëndija po ashtu me përmbysje e mundi Breran. Skuadra nga Strumica kishte avantazhin 0:2, ndërsa tetovarët më pas në minutën 90+2, përmes Agan Spahiq iu gëzuan fitores me 3:2 dhe me 58 pikë sa kanë Struga dhe Shkupi, dhe vetëm falë golaverazhit e morrën kryesimin e renditjes. Kur në lojë kemi edhe 9 pikë, deri në përfundim të kampionatit Brera, pas humbjes në tetovë futën në lojë të rezikshme. Këta tani më Voskën kanë nga 37 pikë. Liqenasit me fitoren në kryeqendër skuadrën e Makedonija Gj.P e dërguan drejt Ligës së Dytë. Në rrugë të njëjtë ose më të sigurtë për ikje nga elita e futbollit vendor është Bregallnica, e cila në terren vendas u mund nga Vardari. (Gazetar Safet Ademi)
