Futboll vendor, trajneri Duro largohet nga Struga
02.05.2024 15:16
Struga TL, ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro tre javë nga fundi i sezonit. Me Duron, këta sezonin e shkuar dolë kampion të vendit dhe luajtën me sukses në Kupat e Evropës. Duket se vendimtare ishte humbja e djeshme nga Tikveshi.

Humbja e djeshme në transfertë përballë Tikvesh ka rezultuar fatale për trajnerin e Strugës, Shpëtim Duro. Klubi ka njoftuar se palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin mes tyre. “FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro.
"Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme. Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat evropiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Strugës.
Një vendim disi i papritur sepse kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit në Maqedoninë e Veriut, tre skuadra shqiptare (Shkëndija, Struga dhe Shkupi) garojnë për titullin kampion dhe aktualisht gjenden në kuotë të barabartë pikësh (58 pikë). (Gazetar Amir Duraku)
