Liga e Kampionëve, Borussia fiton ndeshjen e parë me PSZH-në
02.05.2024 15:18
Dortmund fitoi 1-0 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e parë mes tyre në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e kthimit në Paris, do të vendosë se cila do luajë në finalen e madhe në Uembli.

Borussia dhe PSG-ja, kanë luajtur një ndeshje fantastike në stadiumin “Signal Iduna Park” në Dortmund. Është mëkat se si të gjithë ata që e ndjekën këtë ndeshje nuk kishin privilegjin që të shohin më shumë se një gol. Skuadrën franceze loja e ngadalshme në pjesën e parë e kushto shtrenjtë, ndërsa Borussia me angazhimin e saj e meritoi fitoren. Golin e vetëm në këtë ndeshje për gjermanët e shënoi Niclas Fullkrug (36). Kështu, skuadra që merr biletën e parë për në finalen e Londrës do mësohet të martën që vjen në “Parkun e Princave” në Paris, aty ky PSG dhe Dortmund do zhvillojnë aktin e dytë, me gjermanët më të avantazhuar.
Gjermanët fitojnë një skuadër plus
Ndoshta Borussia Dortmund në fitoren kundër Paris Saint-Germain, nuk tregoi ndojë lojë të mirë por ajo ka sjellë lajme të mira për ekipet e Bundesligës. Kjo fitore ndaj francezëve siguron që në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, kampionati gjerman të përfaqësohet me pesë skuadra. Kjo është një arritje e rëndësishme duke pasur parasysh konkurrencën e fortë në futbollin evropian. Sikurse Bundesliga, edhe Serie A e Italisë do të ketë pesë klube që do të marrin pjesë në garën më prestigjioze të klubeve në Evropë.Nga ana tjetër, Liga Premier dhe La Liga do të vazhdojnë të kenë nga katër skuadra në garë. (Gazetar Safet Ademi)
