NBA, Boston mer fitoren ndaj Miamit

02.05.2024 15:22

Skuadra e Bostonit në parket vendas e mundi Miamin dhe me rezultatin e përgjithshëm 4:1 në fitore nga 7 ndeshje u kualifikuan në ½ finalen e playofit të Lindjes.

Boston me fitoren e lartë prej 34 pikëve dallim ose 118:84 ndaj Miamit, u kualifikuan në ½ finale e “play-off”, të NBA-së. Jaylen Broun dhe Derrick Vhite me 25 pikë, kontribuan që Bostoni të shënojë një fitore të madhe në seri 4:1 edhe pse këta mbiluajtjen me Miamin, e nisën me disfatë. Basketbollistët e Bostonit, në fazën e dytë të mbiluajtjes në konferencën e Lindjes do të përballen me më të mirin  nga fituesi I serisë mes Cleveland dhe Orlands, në të cilën Cavaliers-at, avansojnë me 3-2.
 
Dallas Mavericksi e ka rimarrë epërsinë e serisë  së fitoreve 3:2 në udhëtim ndaj Los Angeles Clippersit. Këta në transfertë në ndeshjen e vlefshme për fazën e parë të mbiluajtjes në perëdnim iu gëzuan fitores me 123:93. Më I merituar për këtë fitore ishte slloveni Donçiç, I cili 20 nga 35 pikët e tija I shënoi në fraksionin e dytë. Ndeshja e radhës mes këtyre dy skuadrave që mund të jetë vendimtare do të luhet  në Dallas, në natën mes të premtes dhe të shtunës. (Gazetar Amir Duraku)
 
Rezultatet e rethit të parë:
 Konferenca e lindjes:
  • Boston Celtics - Miami Heat 118-84
  • (Boston kaloi me 4-1  në fitore)
 
Konferenca e perëndimit:
  • LA Clippers - Dallas 93-123 
  • (Dallas avanson 3-2  në fitore)