Botë

Albin Kurti: Kosova dhe Shqipëria të bashkuara më shpejtë anëtaresohen në BE

11.04.2015 17:40

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve është i domosdoshëm, Vlerëson deputeti I Vetvendosjes Albin Kurti sipas të cilit Shqipëria dhe Kosova në BE...

Bashkimi kombëtar i shqiptarëve është i domosdoshëm, Vlerëson deputeti I Vetvendosjes Albin Kurti sipas të cilit Shqipëria dhe Kosova në BE do të hynin më pare të bashkuar sesa të ndarë.
 
Madje Kurti bëri një krahasim mes kontestit Greqi-Maqedoni dhe Kosovë-Serbi.
 
Greqia po e kushtëzon Maqedoninë, por kushtet që Greqia ja vendosë Maqedonisë nuk krahasohen me kushtet që Serbia do ti vendosë Shqipërisë dhe Kosovës, nëse anëtarësohet para nesh në BE.Vetëm me një shtet të përbashkët do të eliminoheshin të gjitha proektet antishqiptare theksoi Kurti.
 
“Në Be ne hymë më pare të bashkuar me Shqipërinë si Kosovë sesa të ndarë.Ne jemi të vegjël dhe jo intresant vetëm si Kosovë pra nuk përfshihesh në BE për shkak të dashurisë po për shka të interesit po se ndan vlera dhe qëlllime dhe në këtë kuptim kur Kosova bashkohet me Shqipërinë ne do bëhemi një shtet shum më atraktiv për BE në sesa që jemi kështu të ndarë”, shprehet deputeti i Vetvendosjes Albin Kurti.
 
Sa I përket gjendjes aktuale në Maqedoni pas përgjimeve Kurti me qëndrim se në Maqedoni mund të mbijetojë ose Kryeministri Nikolla Gruevski ose shteti. Poashtu ai vlerëson se ka pasur vend për më shumë reagime nga shqiptarët.
 
“Unë nuk po e shoh se si mund të mbijetojë edhe Gruevski edhe shteti,dhe kjo do mvaret prej zhvillimeve në vijim dhe mendoj se pas këtyre informtave që kanë dalur ka pasur vend për shumë më tepër reagime te shqiptarët sesa kemi pare deri më tani dhe këtu nuk po I përfshi vetëm politikanët shqiptar që përfoleshin brenda”, shprehet deputeti i Vetvendosjes Albin Kurti.
 
Njeherit Kurti theksoi nevojen e avancimit te poyites se shqiptareve ne Maqedoni.
 
FLUTURA LATIFI