Maqedoni

Zgjedhjet 2024, jashtëparlamentaret vazhdojnë fushatën

02.05.2024 16:16

Edhe partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit...

Edhe partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit, duke kërkuar të fitojnë ulëse në kuvendin republikan.
 
“Qëllimi ynë është të vazhdojmë t’i bashkojmë qytetarët dhe ne do të punojmë ekskluzivisht në interes të Maqedonisë. Interesat shtetërore dhe nacionale gjithmonë në plan të parë e jo ato partiake dhe për fat të keq të një numri të udhëheqësive partiake, të cilat i kanë uzurpuar partitë politike në tërësi dhe i kanë bërë shoqëri të tyre aksionare.”, - deklaroi kryetari i Lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski.
 
“Opinioni publik i mbështet tezat tona se duhet të investohet te romët. Në hulumtimin e IPSOS-it të bërë para disa kohe dy të tretat e qytetarëve thonë se duhet t’u jepet prioritet romëve gjatë punësimit në administratën publike.”, - theksoi kryetar i Partisë "Avaja", Akif Kariman.