Këshilli për të drejtat e njeriut të OKB-së, diskuton për të drejtat e njeriut në RMV
Grupi Punues i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut....

Grupi Punues i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të shqyrtojnë raportet për respektimin e të drejtave të njeriut në vend. Ky është rishikimi i katërt me rend në këtë fushë, pas atyre të mëparshmëve të bëra në vitin 2009, 2014, 2019.
Takimi ka filluar nga 29 prilli dhe do të zgjasë deri më 10 maj. Për 2 maj, grupi i punës diskuton për Maqedoninë e Veriut dhe 12 vende tjera.
Raportet mbulojnë tema dhe çështje të ndryshme, para së gjithash, detyrimet ndërkombëtare dhe bashkëpunimi i vendit me mekanizmat e të drejtave të njeriut.
Nga detyrat kombëtare për kuadrin e të drejtave të njeriut, vërehet se është ende pezull ndryshimi i ligjit për Avokatin e Popullit në përputhje me parimet e statusit të institucioneve kombëtare për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut.
Përfshihen edhe reformat në gjykata, funksionimi i shtetit të së drejtës dhe përforcimi i kapaciteteve të forcave të rendit, barazia dhe mosdiskriminimi.
Delegacioni i shtetit tonë në Gjenevë përfaqësohet nga ambasadori, Igor Xhundev, drejtor për raporte multilaterale. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
