Botë

Shtetet e BE-së ta rrisin mbrojtjen nga hakeret

11.04.2015 17:55

Sulmi i hakereve ndaj televizionit francez TV5 Mond, është paralajmërim për BE-në dhe duhet t'i shtyjë shtetet e europjane...

Sulmi i hakereve ndaj televizionit francez TV5 Mond, është paralajmërim për BE-në dhe duhet t'i shtyjë shtetet e europjane  ta rrisin sigurinë e rrjeteve, vlerëson Komisioni Evropian.
 
"Planet për aksione të KE-së janë nga viti 2010. Krimi i përdor inovacionet. Me softuer qëllimkeq mund të marrësh kontrollin e një numri të madh të kompjuterëve të marrësh informacion të fshehtë apo të ndërmarrësh sulme të mëdha", paralajmëroi atëherë Sesilia Malmstrom, e cila ishte përgjegëjse për sigurinë në përbërjen paraprake të KE-së.
 
Ajo kërkoi nga shtetet e BE-së të formojnë strukturë për reagim të shpejtë në raste të sulmeve kibernetike dhe për këmbimin e informacioneve.
 
Propozimet i janë prezentuar në vitin 2013. Që atëherë janë bllokuar midis qeverive dhe eurodeputetëve, theksojnë nga KE-ja. Në fund të muajit Komisioni Europjan  duhet t'i shqyrtojë edhe çështjet kushtuar sigurisë kibernetike.