Brazil, nga përmbytjet 10 persona humbin jetën, 21 të tjerë konsiderohen të zhdukur!
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën....

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 21 të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e fuqishme në Brazil.
Reshjet e shiut në shtetin Rio Grande do Sul në jug të vendit shkaktuan përmbytje dhe humbje jetësh.
Në njoftimin e bërë nga Mbrojtja Civile bëhet e ditur se nga përmbytjet e deritanishme kanë humbur jetën 10 persona dhe po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit për 21 të zhdukurit.
Në deklaratë thuhet se 1.400 persona janë detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre për shkak të përmbytjeve dhe se në rajon janë dërguar ekipe përforcuese.
Me udhëzimet e presidentit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, furnizimet me ndihma humanitare u dërguan në zonat e prekura nga përmbytjet.
Guvernatori i shtetit Eduardo Leite, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tha se reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë në rajon dhe kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdes.
