Maqedoni
Parashikimi i motit
03.05.2024 09:12
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme....

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 22°C.
Në Shkup moti do të jetë gjithashtu me vranësira të ndryshueshme, reshje shiu dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 10°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 21°C.
