Ekonomi

Çmimi i sigurimit nga auto-përgjegjësia, Qeveria kthen çmimet e para 25 prillit

03.05.2024 10:22

Qeveria miratoi Informacionin me propozim-ndryshime dhe plotësime të tarifës së premive për sigurimin e pronarëve...

Qeveria miratoi Informacionin me propozim-ndryshime dhe plotësime të tarifës së premive për sigurimin e pronarëve të automjeteve nga përgjegjësia për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta.

Ndryshimet e miratuara nga ana e Qeverisë janë me propozim të Komisionit për Sigurim të Përgjegjësisë Automobilistike pranë Ministrisë së Financave dhe me to përcaktohet një perimetër prej 15% deri në 30%, në të cilin shoqëritë e sigurimit mund të përcaktojnë pjesën e premive për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të përgjegjësisë automobilistike. Vendimi i Qeverisë nënkupton kthimin e çmimit të sigurimit nga auto-përgjegjësia në nivelin e para 25 prillit të këtij viti.
 
Për shumën e shpenzimeve mbi 30%, parashikohet që kompanitë e sigurimit të kërkojnë pëlqimin paraprak nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve. Gjithashtu, është përcaktuar se Komisioni i Sigurimit të Përgjegjësisë Automobilistike, jo më vonë se data 30 shtator, çdo vit, deri te Qeveria dorëzon propozimin për normën minimale dhe maksimale të premive të sigurimit teknik për vitin e ardhshëm.