Maqedoni

Mjekët, vaksinimi mbrojtje më e mirë nga virozat

11.04.2015 18:00

Virozat e stinës janë viruse të cilat, me ndryshimin e kushteve klimatike, aktivizohen, krijojnë terren të përshtatshëm...

Virozat e stinës janë viruse të cilat, me ndryshimin e kushteve klimatike, aktivizohen, krijojnë terren të përshtatshëm, shumohen dhe bëhen patogjene për organizmin e njeriut, theksojnë mjekët. Sipas tyre ndrrimet e stinëve shoqërohen me alergji tek grupmoshat e ndryshme. 
 
“Alergjit i ndajm ne dy grype, akute dhe kronike. Alergjit akute paraqiten tek femijt e moshes me te vogel, deri ne moshen 18 vjeçare dhe këto alergji paraqiten ne sezona. Kemi sezonen e pranveres,veres dhe te vjeshtes, mirpo dmirin e kemi vetem viruset te ftohjeve dhe te gripit. Kurse tek grup moshat me semundje hronike te alergjit hronike ne I kemi te moshuarit mbi 65 vjet dhe tek ata alergjia paraqitet ter vitin pasi disa mund te ken alergji nga pluhuri, prej ambientit te mbyllur dhe prej ambientiti te jashtem kemi prej polenit prej drurit prej luleve,apo prej barishteve”, shprehet mjekja e përgjithshme, Sefjan Ferati-Belqishta.
 
Imunoterapia apo “vaksinimi” është një mjekim i domosdoshëm për pacientët me alergji. Sidomos mjekët rekomandojnë vaksinimin e fëmijëve nga 6 deri në 36 muaj dhe të moshuarit mbi 65 vjeç.  
 
“Eshte e preferuar qe tek femijet prej 6 muajsh deri ne 36 muaj nese shofim me nje pasqyr rutinore te gjakut,se kan alergji ose simptoma si rrjedhje loti,kruarja e hundes,teshtitje,apo kollitje,per ata do te duhet medoemos te marin vaksinen sezonale pra prej ne 6 muaj deri ne 36 muaj-femija kjo eshte per alergjit hronike. Kurse per ata qe dominon alergjia afronike tek te moshuarit mbi 65 vjet edhe tek ata duhet vaksina pasi eshte sipas sezones, u paraqitet alergjia,nese eshte pranver duhet te miret vaksnia ne pranver,a nese eshte alergjia ne stinene e veres prej luleve ose bari edhe ather duhet te miret vaksina ne ate koh,ose ne vjesht pacientat me semundje kronike”, shprehet mjekja e përgjithshme, Sefjan Ferati-Belqishta.    
                        
Vaksinat sezonale ndikojn shum te virozat sezonale, përkatësisht te shëndeti I pacientëve, pasi i zbusin simptomat e virusit, si te femijet ashtu edhe tek të rriturit theksojnë mjekët. 
 
GYLTENE SINANI