Botë
Luftime të ashpra në Rripin e Gazës
03.05.2024 11:54
Izraeli goditi një ndërtesë të forcave të sigurisë siriane në periferi të Damaskut...

Izraeli goditi një ndërtesë të forcave të sigurisë siriane në periferi të Damaskut, ndërsa tetë ushtarë u plagosën. Ushtria izraelite vazhdoi sulmet e saj në Rripin e Gazës. Një përgjigje përfundimtare nga Hamasi pritet në Kajro.
"Propozimi në tryezë plotëson shumicën e kërkesave që Hamasi ka bërë në raundet e mëparshme të negociatave, kështu që ne besojmë se tani është në dorën e tyre që ta pranojnë marrëveshjen.", tha Metju Miller.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit paralajmëron sërish se ata do të bëjnë gjithçka për të fituar, duke përfshirë edhe sulmin ndaj Rafahit.
“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mposhtur armiqtë tanë, përfshirë Rafah, për të siguruar të ardhmen tonë. Kishte dallime në të menduarit tonë për operacionet, por në fund mora një vendim.”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Protestat pro-palestineze po përhapen. ShBA-ja arrestoi mbi 2,000 protestues. Bajdeni me një mesazh, nuk ka vend për antisemitizëm në Amerikë “Të kërcënosh dhe të fusësh frikë te njerëzit nuk është një protestë paqësore, është kundër ligjit. Mosmarrëveshja është thelbësore për demokracinë, por nuk duhet të çojë në çrregullim. Në asnjë kampus, madje as në Amerikë, nuk duhet të ketë vend për antisemitizëm apo kërcënime me dhunë ndaj studentëve hebrenj.”, tha Xho Bajdeni, president i Shteteve të Bashkuara.
Turqia ka pezulluar plotësisht tregtinë me Izraelin. Ndikimet socio-ekonomike të luftës në Gaza po rriten në mënyrë eksponenciale, thotë një zyrtar i OKB-së . Varfëria u rrit nga 38 në 60 për qind. Agjencia ka njoftuar se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë dhe do të kërkojë një përpjekje masive që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
