Futboll vendor, Shkupi dhe Shkëndija luajnë ndeshjen e sezonit
03.05.2024 15:01
Shkupi dhe Shkëndija, dy rivalët e moçëm, të shtunën takohen në derbin e javës apo të sezonit aktual...

Shkupi dhe Shkëndija, dy rivalët e moçëm, të shtunën takohen në derbin e javës apo të sezonit aktual. Pa marrë parasysh në çfarë do pozita janë skuadrat, përballja ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë ka qenë jashtëzakonisht interesante dhe e luftuar deri në fund. Përderisa Shkupi është e pozicionuar i treti me 58 pikë, Shkëndija po me aq pikë, por falë golaverazhit më të mirë plus 26 e mban pozitën e parë. Mes tyre gjenden kampionët në fuq Struga Trim Lum. Fituesi i kësaj përballje shikuar itenerarin deri në fund të kampionatit mund të del kampion. Ndërsa edhe në përballjet ndërmjet dy skuadrave, në 5 ndeshjet e fundit, Shkupi i ka fituar 3 prej tyre dhe ka barazuar në dy takime.
“Pëllumbat” kanë fituar ndeshjen e fundit të këtij edicioni në “Çair” me rezultat, 1:0. Barazimet dy mes këtyre kanë përfunduar pa gola. Shkëndija në ndeshje do të hyjë me fitoren e madhe ndaj Breras, e cila e ngjiti në krye të renditjes ku edhe dëshiron të qëndrojë edhe pas javës së 33-të. Jo më pak interesant do të jetë edhe dueli mes trajnerëve Ernest Gjoka i Shkupit dhe Jeton Beqiri të Shkëndijës. Gjoka ishte ulur në pankinën e Shkëdijës dhe tre vjet më parë kishte dalur kampion. Ndryshe nga Gjoka që për herë të parë do përballet me ish skuadrën e tij Jeton Beqiri, në anën e kundërt si trajner I Struga TL, ka një traditë të mirë në përballjet me Shkupin. Ai ka tre barazime dhe një humbje ashtu që në Çair, nuk njeh humbje. Po ashtu është edhe më I mirë se trajneri Gjoka, të cilin me struganët e ka mundur 2:1. Marë në përgjithsi peshën e rezultatit dhe rivalitetit që kanë këto dy skuadra të shtunën në Çair, mund të shofim një ndeshje mjaft të mirë. (Gazetar Safet Ademi)
