Struga për titullin, Voska për mbijetesën
03.05.2024 15:09
Me Strugën që po zhvillon një kampionat më vete, por gjithsesi çdo hap i “liqenasve” ka ndikim tek pjesa tjetër e LPFM-së...

Me Strugën që po zhvillon një kampionat më vete, por gjithsesi çdo hap i “liqenasve” ka ndikim tek pjesa tjetër e LPFM-së, java e 31-të rezervon këtë të shtunë disa përballje shumë të rëndësishme që mund ti japin më shumë formë zonës euro dhe mbijetesës. Kampionët në fuqi stadiumin e Strugës i sfidon Gostivari, një kundërshtarë që do të përpiqet ti marrë më të mirën këtij takimi pasi për struganët çdo pikë e lënë i largon edhe më shumë nga zona euro. Pasi hodhën një hap të rëndësishëm drejtë finales së Maqedonisë, Voska Sport rikthehet aty ku zhgënjeu më shumë këtë sezon, në kampionat, ku presin Sileksin në një ndeshje që mund të konsolidojë edhe më shumë pozitat e tyre në vendin e nëntë.
Një tjetër sfidë direkte për zonën e “play offit” zhvillohet në kryeqendër ndërmjet Vardarit dhe Makedonija Gj.P. Në fund por jo më pak e rëndësishme është sfida që do të luhet në Strumicë. Brera pret Bregallnicën këtë herë nuk diskutohet më për ndonjë finale por për mbijetesë. Akademikët nuk dëshirojnë të dalin pa pikë nga kjo ndeshje, pasi çdo përfundim tjetër do të ndërlikonte edhe më shumë këtë fund sezoni.
- FC Shkupi – Shkëndija
- Struga TL- Gostivari
- Voska Sport - Sileksi
- Brera - Bregalnica
- Vardari - Makedonija GjP
- Rabotniçki - Tikveshi
