Leverkuseni mundi Romën në “Olimpiko”
03.05.2024 15:15
Bayer Leverkusen në këtë sezonë nuk din se çfarë është humbja edhe pas ndeshjes së parë të ½ finales së Ligës së Evropës...

Bayer Leverkusen në këtë sezonë nuk din se çfarë është humbja edhe pas ndeshjes së parë të ½ finales së Ligës së Evropës. Kampioni i ri gjerman me golat e Floriant Ëirtz dhe Roberto Andrich në minutën e 28 dhe 73-të, me 2:0 e ka mundur Romën në stadiumin “Olimpiko”. Futbollisti shqiptar Granit Xhaka, ka luajtur tërë ndeshjen në fanellën e “aspirinave”, ndërsa skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso në ndeshjen e 47 sezonale, iu ka gëzuar fitores së 39 me 8 barazime.
Barazim në Francë
Në ndeshjen e dytë ½ finale të Ligës së Europës, Marseille dhe Atalanta u ndanë në paqë me barazimin 1:1. Futbollisti I kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, e luajti tërë ndeshjen për skuadrën italiane. Në minutën e 11 të ndeshjes Gianluca Scammacan shënoi për epërsinë e Atalantës, ndërsa Chancel Mbemba barazoi shifrat në minutën e 20-të. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 9 maj.
