NBA play off, Indiana dhe Nju Jorku përballen në fazën e dytë
03.05.2024 15:23
New York Knicks dhe Indiana Pacers, janë kualifikuar në ½ finale e Konferencës së Lindjes, pasi mbrëmë në ndeshjen e gjashtë të fazës së parë të mbiluajtjes e mundën Philadelphia 76ers gjegjësisht Milwaukee Bucks.

Dy skuadrat gjysmëifnaliste të konferencave përkatëse në play offin e NBA-së, janë:- Indiana Pacers dhe New York Knicks. Të dyja këto skuadra në ndeshjen e gjashtë të fazës së parë të mbiluajtjes shënuan fitoren e katërt dhe me rezultatin e përgjithshëm identic 4:2 në fitore kaluan tutje. Indiana me 120:98 e mundu Milwaukee Bucks, ndërsa New York Knicks në një ndeshje të tensionuar në Philadelphia, iu gëzua fitores me 118-115.
Në ½ finalen e Konferencës së Lindjes do të përballen Indiana – New York, ndërsa skuadra e Bostonit e pret ftuesin e përballjes Cleveland - Orlando. Në ½ finale e Perëndimit përballen Minnesota - Denveri, ndërsa Oklahoma e pret fituesin e ndeshjes Dallas - LA Clippers. (Gazetar Safet Ademi)
