8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

03.05.2024 15:25

Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA....

Sot bëhen 8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA. Me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s në Budapest, më 3 maj 2016, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota, duke u bërë kështu anëtarja e 55-të e kësaj organizate evropiane të futbollit. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, ka thënë së 3 maj 2016 është data që ka hyrë në analet e historisë së futbollit të Kosovës. Sipas tij, kongresi i Budapestit i dha fund izolimit të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë.
 
“Ky ishte vendimi që i dha fund izolimit tonë të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë. Kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, mirëpo mes emocioneve përplot tension e ankth gjatë punimeve të këtij kongresi, në fund fitoi e drejta – fitoi Kosova. Nga aty filloi një epokë e re për FFK-në.”, ka shkruar Ademi.
 
 
Pranimi në UEFA, i hapi rrugë Kosovës që të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në Meksiko Siti, në kongresin e mbajtur më 12 dhe 13 maj 2016.