Studentët në ShBA, vazhdojnë protestat pro-palestineze

03.05.2024 18:24

Dhjetëra studentë kanë ngritur kampin....

Dhjetëra studentë kanë ngritur kampin në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës, në solidaritet me palestinezët dhe kundër luftës së Izraelit me Hamasin në Gazë.

Protesta vjen mes disa javësh trazirash, përleshjesh me policinë dhe arrestime masive në protestat e studentëve në kampuset e kolegjeve në Shtetet e Bashkuara.

"Ne jemi këtu për të mbështetur palestinezët dhe kampet studentore në Shtetet e Bashkuara.", - tha studentja, Valentina Pino.

"Ne jemi këtu në mbështetje të shokëve tanë që po shtypen me dhunë në Francë, në Gjermani dhe në më shumë se 60 universitete në Shtetet e Bashkuara. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë këtu është të krijojmë një efekt domino.”, - u shpreh studentja, Himena Rosas.

“Ne përpiqemi të ndalojmë gjenocidin, të ndalojmë së shikuari të gjitha këto video të tmerrshme që shoh çdo ditë në telefonin tim, duke iu bashkuar kësaj lëvizjeje këtu për të kërkuar me një zë më të fortë që të prishen marrëdhëniet me Shtetin e Izraelit.”, - theksoi Marsela Kastillo.

Mes demonstratave të vazhdueshme në universitetet në të gjithë ShBA-në në solidaritet me Palestinën, policia amerikane ka arrestuar qindra studentë këtë javë, ndërsa administratorët e kampusit universitar kërkojnë të largojnë kampet dhe t'i shuajnë protestat pro-palestineze. Demonstratat nisën më 17 prill në Universitetin Kolumbia kundër ofensivës së Izraelit në Gazë, në të cilën më shumë se 34,500 palestinezë janë vrarë dhe 77,700 janë plagosur.

Ato u përhapën shpejt në kampuset e tjera, përfshirë universitetet Yale dhe Harvard. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)